Breathing Underwater

Duke Marrë Frymë Nën Ujë

Disa materiale mbartin më shumë sesa formë. Ato mbartin kujtesë.

Duke Marrë Frymë Nën Ujë na fton jo vetëm të veshim fragmente të një uji të imagjinuar, por të zhytemi në thellësitë e lumenjve të humbur prej kohësh, aty ku kujtesa rikthehet përmes bashkësisë dhe të qenit së bashku.

E lindur nga veprat e Hera Büyüktaşcıyan-it My Eye’s Pupil Is Your Nest (2021) dhe Who Speaks from the Dust, Who Looks from the Clay (2023), rrjeta blu që dikur gjurmonte rrjedhat ujore të harruara mes Prizrenit dhe Prishtinës vazhdon udhëtimin e saj.

E ruajtur me kujdes pas Autostrada Biennale, ajo është transformuar përmes një iniciative të Vatra Abrashit, në bashkëpunim me Pezull-in, në forma të veshshme që mbartin brenda palëve të tyre histori zhdukjeje, kujtese dhe ripërtëritjeje.

Me ndjeshmëri, imagjinatë dhe përkujdesje, Pezull përqafoi jetën e mëparshme të materialit dhe e shndërroi atë në veshje që nderojnë si të kaluarën ashtu edhe të ardhmen e tij, duke lejuar që vetë kujtesa të vishet, të bartet dhe të përcillet më tej.

Ashtu si vetë uji, materiali ndryshon formë, por kurrë nuk e humb thelbin e tij.

Si pjesë e këtij udhëtimi të vazhdueshëm, kemi kënaqësinë të mbajmë të hapur për publikun ekspozitën Duke Marrë Frymë Nën Ujë çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 12:00 deri në 15:00, në Autostrada Hangar II.

Ju ftojmë ngrohtësisht të vizitoni ekspozitën, të përjetoni instalacionin video dhe të dëshmoni një bashkëpunim të rrënjosur në qëndrueshmëri, përkujdesje dhe transformim, ku arti nuk përfundon me një ekspozitë, por vazhdon të rrjedhë përmes formave të reja, trupave të rinj dhe kujtimeve të reja.

Të gjitha veshjet e paraqitura në ekspozitë janë në dispozicion për blerje. Duke marrë një prej tyre me vete, bëheni pjesë e këtij udhëtimi të vazhdueshëm, duke bartur gjurmët e lumenjve, kujtimeve dhe bukurinë e dhënies së një jete të re si materialeve ashtu edhe historive.

Kredite për imazhet:
1–13: Breathing Underwater, fotografi nga Elmedina Arapi
14–18: Vizatimë nga Hera Büyüktaşcıyan
19: My Eye’s Pupil Is Your Nest (2021), pamje e instalacionit, Autostrada Biennale e 3-të
20: Who Speaks from the Dust, Who Looks from the Clay (2023), pamje e instalacionit, Autostrada Biennale e 4-t, Prishtinë. Fotografitë nga Tuğhan Anıt.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)