Diaspora Në Autostradë!

Pas thirrjes së hapur për punëtori me fëmijë dhe të rinjë dhe për vizita me guidë, qytetarët që jetojnë në diasporë janë bashkangjitur edicionit të katërt të Autostrada Biennale dhe programit të saj të pasur artistik dhe ekspozitës së shtrirë në tre qytete.

Projekti ka për qëllim përfshirjen e fëmijeve, të rinjëve dhe të riturve nga diaspora në ngjarjet kulturore dhe të programit të edukimit jo-formal rreth vlerave të artit bashkëkohor dhe trashegimisë kulturore.

Më datën 9 gusht, punëtoritë u mbajtën në Autostrada Hangar për fëmijë 8 deri 12 vjet duke filluar nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe për të rinjë 13 deri 18 vjet duke filluar nga 15:30 deri në 18:00.

Ndërsa vizitat me guidë mbahen çdo të mërkurë dhe të shtunë deri më datën 9 shtator.

Duhet të ceket se rezervimi është i obliguar!

Për të rezervuar vendin tuaj mund të na kontaktoni në numrin +38 49 415 800 ose në email info@autostradabiennale.org

Aktivitetet janë mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora në kuadër të kampanjës Shijo Kosovën.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale është mundësuar me mbështetjen bujare dhe partneritetin e Fondacionit Allianz, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit, Komunës së Prishtinës, Komunës së Mitrovicës, Fondacionit për Iniciativa Artistike, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Ministrisë së Puneve të Jashtme dhe Diasporës, GIZ dhe ITP Prizren, 7 Arte, Fondacioni SAHA, ERIAC, Ambasada Franceze, Goethe Zentrum Prishtinë, Kunstfack University, HBS, Raiffeisen Bank, Kreativ Qeramika, UNDP, UNKT, Radiance, Galeria Kombëtare e Kosovës, Kow Berlin dhe Pyke-Presje.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)