Drejtorët e Autostrada Biennale morrën pjesë në hapjen e edicionit të 60 të Biennales së Venecias

Drejtorët bashkëthemelues të Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço të shoqëruar nga Erzen Shkololli, kuratori i edicionit të ardhshëm të edicionit të 5-të të Autostrada Biennale, së fundmi morën pjesë në parahapjen e Biennales së 60-të të Venecias, kuruar nga Adriano Pedrosa titulluar “Të huaj kudo”.

Gjatë vizitës së tyre, ata krijuan lidhje të rëndësishme me artistë, kuratorë dhe partnerë, duke shkëmbyer ide dhe duke eksploruar mundësi për bashkëpunim.

"Ne jemi shumë të lumtur që Pavijoni i Kosovës, përfaqësuar nga artistja Doruntina Kastrati dhe kuruar nga Erëmirë Krasniqi, mori vlerësim të veçantë nga juria e Biennales së Venecias. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që shohim kolektivin ukrainas Open Group që përfaqëson Poloninë, Gülsün Karamustafa që përfaqëson Turqinë, Iva Lulashi që përfaqëson Shqipërinë dhe Nil Yalter, e cila mori Luanin e Artë për Arritje të Përjetshme, ndër artistët e paraqitur në edicionet tona të mëparshme”, theksojnë bashkë-themeluesit e Autostrada Biennale.

Gjithashtu, drejtorët patën kënaqësinë të takoheshin me anëtarët e bordit këshillues, duke përfshirë Övül Ö. Durmuşoğlu, Joanna Warsza, Sislej Xhafa dhe Edi Muka. Ata gjithashtu morën pjesë në hapjen e Palazzo Diedo dhe u takuan me partnerin Lorenzo Marsili. Për më tepër, ata e panë ekspozitën "Nebula", me video instalacione të reja të porositura dhe prodhuara nga Fondazione In Between Art Film, kuruar nga Alessandro Rabottini dhe Leonardo Bigazzi, dhe ndihmës kuratori Giovanni Giacomo Paolin.

Foto 1
Nga e majta, Leutrim Fishekqiu, Erzen Shkololli (kuratori i edicionit të 5-të të Autostrada Biennale), Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço

Foto 2
Pavioni i Republikës së Kosovës në Biennalen e 60-të të Venecias, artiste: Doruntina Kastrati
Foto nga: Majlinda Hoxha

Foto 3
Nga e majta Leutrim Fishekqiu, Doruntina Kastrati, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço

Foto 4
Nga e majta Barış Karamuço, Joanna Warsza, Övül Ö. Durmuşoğlu (kuratorët e edicionit të 3-të dhe të 4-të të Autostrada Biennale, tani anëtarë të bordit këshillues), Vatra Abrashi

Foto 5
Pavioni i Türkiye në Bienalen e 60-të të Venecias, artist: Gülsün Karamustafa
Foto nga: RMphotostudio

Foto 6
Nil Yalter merr çmimin "Luani i Artë" për arritje të përjetshme nga Biennalja e Venecias

Foto 7
Pavioni i Polonisë në Biennalen e 60-të të Venecias, artistë: Open Group (Yuriy Biley, Pavlo Kovach dhe Anton Varga)
Foto nga: Jacopo Salvi

Foto 8
Hapja e Palazzo Diedo (kjo eshte foto e re)

Foto 9
Fasada e Pavijonit Qendror, kolektivi MAHKU (Movimento dos Artistas Huni Kuin) nga Brazili
Foto nga: Maximiliano Durón / Artnews

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)