Edicioni i Katërt i Autostrada Biennale Po Vjen!

Ruani datat 7 Korrik - 9 Shtator 2023

Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë

Javën që shkoj patëm kënaqësinë që t’i mirëpresim kuratoret e edicionit të katërt Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza, artistët dhe pjesëmarrësit nga CuratorLab at Konstfack University

Ekipi i Autostrada Biennale së bashku me kuratoret dhe artistët vizituan hapësirat potenciale për ekspozim, zhvilluan takime me komunitetin dhe u njoftuan me kontekstin lokal.

Gjatë javës është organizuar edhe një program i pasur publik në Autostrada Hangar ku artistët pjesëmarrës së bashku me kuratorët nga CuratorLab zhvilluan diskutime dhe prezantime të cilat ishin të hapura për publik.

Ne i falenderojmë kuratoret e edicionit të katërt Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza, artistët Gözde İlkin, Ivo Nikic, Hamedine Kane, Darinka Pop-Mitic, Kostas Bassanos, Blerta Haziraj, Hera Büyüktaşcıyan dhe pjesëmarrësit nga Universiteti Konstfack - CuratorLab Program, Hana Halilaj, Giulia Menegale, Giovanni Giacomo Paolin, Maximilian Lehner, Ieva Laube, Andria Nyberg Forshage, Orestis Mavroudis, Hampus Bergander, Áron Rossman-Kiss për punën dhe angazhimin e tyre.

Programi u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin Konstfack - CuratorLab Stockholm dhe me përkrahjen e Allianz Foundation.

Rrugëtimi vazhdon…

Ruani datat!

Photo credits: Ardi Shishko, Autostrada Biennale Media Team

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)