Bujqësi e lirisë, 2014

Artist: Li Binyuan

Vendi: Shtëpia e Nafis Llokvicës

Toka për fshatarët kinezë është çështje jetike. Çdo pjesë e tokës e ka fatin dhe karakterin e vet, në sfond të saj është jeta e njerëzve. Babai im vdiq aksidentalisht në vitin 1999, dhe si rezultat, i trashëgova arat e punuara nga ai. Kjo më bëri ta humbisja veten, duke mos ditur se çfarë të bëja me to. U përpoqa ta shmangja. I turpëruar përballë këtij realiteti, shkoja rrallë në shtëpi. Megjithatë, problemi nuk u zgjidh për shkak të tjetërsimit tim. Ndjesia ime e përkatësisë dhe e identitetit gradualisht ishte zhdukur.

Nuk është se deri në vitin 2014 nuk kam vendosur të bëj një performancë në një nga pronat, për ta përdorë trupin tim për të rishikuar dhe riprekur vendlindjen, i cili njëherësh është bërë i çuditshëm dhe i afërt me zemrën. Hidhesha sa lart e poshtë në tokë, deri në rraskapitje. Më në fund u afrova me të. Titulli “Bujqësia e Lirisë” vjen nga certifikata e pronësisë së tokës dhënë nga Komiteti i Fshatarëve. Këtë proces e shoh si masë të vetë shpëtimit. “Bujqësia e Lirisë” është një vepër e dialogut me vetveten, me gjeneratën e prindërve të mi dhe me realitetin tim, përmes të cilit përpiqem ta gjej një ekuilibër në mes të triave. Ndoshta për t’i ringjallur disa gjëra, në të njëjtën kohë për të rikonfirmuar përkatësinë time. Çdo kërcim është një largim dhe rënia është kthimi në shtëpi. Midis largimeve dhe kthimeve, diçka përfundimisht mungon.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)