Një objekt çeliku me shkëlqim, që i ngjason një shtëpie gardianësh apo shtëpie ushtarësh, ose një objekti kufitar policor. Objekti ka një derë të përshtatshme që mund të hapet e mbyllet për spektatorin.
Brenda objektit të çelikut do të vendoset tavolina me karrige dhe një lavaman i vogël. Meqë objekti është bërë prej çeliku inox me shkëlqim, spektatori mund ta shohë reflektimin e tij të shtrembëruar në muret e jashtme. Duke hyrë në objekt, spektatori mund të ndiejë ankthin e vetë punës dhe kufijtë e çfarëdo lloji.
Ndryshimet e erës
Kështu ndryshon era:
Si mendimet e një njeriu të vjetër,
i cili ende mendon me padurim
dhe me dëshpërim.
Era ndërron kështu:
Si një njeri pa iluzione,
i cili ende ndien gjëra të paarsyeshme brenda saj.
Era ndërron kështu:
si njerëzit duke u afruar me krenari,
si njerëzit duke u afruar me zemërim.
Kështu ndryshon era:
si një njeri, i rëndë e i rëndë,
që nuk mërzitet.
Wallace Stevens