Në dymbëdhjetë vitet e fundit jam duke e vizituar arkipelagun Penghu, duke mbledhur pamje të ishujve. I dhënë shumë pas detit, kam qenë dëshmitar i ndryshimeve dramatike në mjedisin nënujor. Në vitin 2008, një rrymë e ftohtë e uli temperaturën e detit dhe vrau një pjesë të madhe të shkëmbinjve të koraleve.
Që nga viti 2013, çdo dy vjet me Wan-Shuen Tsai (me të cilin kam themeluar Atelier Hui-Kan) zhvillojmë projekte lokale rreth mjedisit dhe arsimit, krijojmë vepra arti dhe i publikojmë ato si vinyl dhe i ekspozojmë. Rregullisht e vendos studion time të e zërit, për të incizuar përbërjen elektroakustike në terren.Në pranverën e vitit 2017, kam filluar një projekt zanor rreth mjedisit nënujor. Bashkëpunoj me OJQ-të lokale dhe me biologë nga Penghu dhe Akademia Sinica. Kam iniciuar një sërë sesionesh regjistrimi që do ta përbëjnë bazën e një arkivi të zërave, duke bërë monitorimin akustik të shkëmbinjve të koraleve dhe sigurimin e materialeve të zërit për qëllime edukimi dhe ruajtjeje.
Për Autostradën Biennale, një instalim i zërit, i bazuar në regjistrimet e mia në terren, do t’u lejojë vizitorëve të zhyten në tingujt e një gumë koralesh. Do të shoqërohet me një seri tekstesh të shkurtra që e përshkruajnë këtë habitat të veçantë dhe konceptet e gërshetimit që vijnë nga antropologjia dhe ekologjia.