Projektpropozim (Lilium Bosniacum), 2017

Artist: Ibro Hasanović

Venue: Kalaja

Marrëveshja e Paqes së Dejtonit u arrit në nëntor të vitit 1995, në bazën ajrore të SHBA-së, afër Dejtonit (Ohajo) dhe u nënshkrua zyrtarisht më 14 dhjetor 1995, në Paris. Ai solli paqe në vendin e shkatërruar nga lufta, e cila filloi më 6 prill 1992. Sot, kjo marrëveshje e paqes, e cila gjithashtu shërben si kushtetutë boshnjake, është bërë një ankth politik. Struktura e saj komplekse bën që çdo lloj përparimi në Bosnjë të duket i pamundur. Lilium Bosniacum (zambaku i artë ose zambaku boshnjak) është një zambak vendor i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lilium Bosniacum, së bashku me Lilium Albanicum dhe Lilium Jankae, gjithmonë janë trajtuar si varietete të Lilium Carneolicum. Megjithatë, analizat e gjëra të ADN-së kanë treguar se ky grup është polifenik. Prandaj, që nga viti 2005, në Genius Lilium ato trajtohen si specie të veçanta.

Zambaku i Bosnjës është një simbol i cili është përdorur në Bosnjë që nga Mesjeta. Ai u bë popullor veçanërisht gjatë sundimit të mbretit boshnjak Tvrtko I Kotromanić, kur Bosnja ishte një nga vendet më të fuqishme në Ballkan. Me pushtimin e osmanëve në rajon dhe rënies së dinastisë Kotromanić, simboli doli jashtë përdorimit. Më 1 mars 1992, kur Bosnja dhe Hercegovina fitoi pavarësinë nga Jugosllavia, zambakët u rikthyen në marrëveshjen boshnjake. Në vitin 1998, pas protestave të përfaqësuesve politikë të ish Bosnjës dhe Republikës Serbe, marrëveshja e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës u zëvendësua. Ideja e projektit është që të provojë të krijojë një sërë rregullash dhe të modifikojë gjenetikisht zambakun boshnjak, në mënyrë që të jetë në përputhje me strukturën komplekse të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
Në bashkëpunim me shkencëtarët (p.sh. botanistët), do të doja të bëja eksperimente, për të parë nëse ky “ligj kushtetues” specifik mund të përkthehet, në një mënyrë apo tjetër, në “ligjin natyror”. I gjithë procesi do të jetë i dokumentuar në fotografi dhe video, për ta bërë një libër shkencor të ilustruar / herbarium dhe një video dokumentar të shkurtër. Së fundi, qëllimi do të ishte regjistrimi i këtij “zambaku hibrid”, nëse është i suksesshëm, në bazën e të dhënave të BE-së të varieteteve të bimëve të regjistruara.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)