Bukuria e fundosur e Formosës, 2015-2017

Artist: Yang Shun Fa

Vendi: Shtëpia e Nafis Llokvicës

Zonat bregdetare në Yunlin, Chiayi dhe Tainan vuajnë nga përmbysjet më të rënda në Tajvan. Sa herë që artisti i vizitoi këto vende, ai i pa zyrat e kripores dhe objektet ushtarake të fundosura. Këto ndërtesa të braktisura dukeshin sikur artistit ia tregonin historinë e tyre. Në mendjen e tij, ai pothuajse mund të shihte skenat e gjalla të së kaluarës, me britmat e punëtorëve të kripores, zhurmën e makinave dhe ritmin ushtarak të thirrur nga ushtarët. Sot, këto ndërtesa të braktisura, të mbushura me histori, janë në ujë për shkak të fundosjes së tokës, pa e gëzuar vëmendjen e askujt. Derisa bota përballet me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, shkencëtarët parashikojnë se niveli i detit do të rritet për një metër më shumë një shekull më vonë. Si është tani?
Ka ngecje të sedimenteve dhe nxjerrje në diga, fundosje të tokës për shkak të tërheqjes së ujërave nëntokësorë në zonat bregdetare, degradim të bregdeteve për shkak të erërave prerëse dhe ndryshimit të rrymave të oqeanit, tërheqje të ujit në zonat bregdetare, degradim të bregdetit për shkak të dështimit të mbrojtjes nga erërat dhe ndryshimit të rrymave të oqeanit. Ndryshimet klimatike kanë çuar në ndryshimin e drejtimit të erës, gjë që po ndodh gjithnjë e më shpesh dhe me intensitet gjithnjë e më të lartë. Gjithçka po ndryshon, përveç të menduarit tonë. Ne nuk i marrim seriozisht paralajmërimet e Nënës Natyrë dhe ende besojmë se njerëzimi do të triumfojë mbi natyrën.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)