Kufijtë pa kufij, 2016-2017

Artist: Alban Muja

Vendi: Stacioni i autobusëve

Projekti “Kufijtë pa kufij” përfshin 26 fotografi të 26 ndërtesave kufitare, të 26 shteteve të Shengenit të BE-së. Sot, këto ndërtesa kanë mbetur “të braktisura”, ngjashëm me mënyrën se si ndarjet kufitare ndër shtetet e BE-së kanë vepruar për të ekzistuar. Megjithatë, duke vazhduar me praninë fizike, duke na kujtuar për një ndarje të kaluar që nuk ekziston më, këto ndërtesa gjithashtu ngrenë pyetje se ç‘funksion tjetër mund të kenë ose të luajnë në të ardhmen.

Vetë artisti vjen nga një vend ku ende ekzistojnë ndërtesat funksionale të kufirit dhe liria e lëvizjes është e kufizuar. Artisti ka zgjedhur të fotografojë ndërtesat e braktisura të kufirit, në shtetet anëtare të BE –së dhe të nxisë pyetje rreth vërtetësisë së ekzistencës ose mos ekzistimit të kufijve midis këtyre shteteve – shumica e të cilave ndajnë një të kaluar, shpesh një konflikt, por që sot gëzojnë lirinë e lëvizjes me njëri-tjetrin.

Nga njëra anë, një ndërtesë kufitare është ende funksionale kur hyn nga një shtet që nuk i përket zonës Shengen në një shtet të zonës Shengen. Nga ana tjetër, brenda vetë zonës së Shengenit, ndërtesa të tilla kufitare janë konfiskuar për t’i shërbyer ndonjë qëllimi tjetër. Për ata njerëz që janë të kufizuar nga liria e lëvizjes, ndërtesa të tilla përfaqësojnë shumë më tepër sesa vetëm një prani fizike – ato mund të sjellin kujtimet e refuzimit, vështirësive dhe dhimbjes dhe shumë njerëz sot zgjedhin të marrin rrugë të paligjshme për të kaluar ndarjet kufitare.

Ata e bëjnë këtë në kërkim dhe besim të një jete më të mirë, kryesisht vijnë nga zonat e luftës ose shoqëritë e pasluftës. Meqenëse artisti vjen nga një vend i cili ka pësuar përvoja të tilla dhe ku liria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, tregimet dhe narracionet e tilla janë të ngjashme. Kufijtë ishin shkaktarët e luftës; disa u bënë arsye për t‘i ndarë familjet për dekada të tëra. I tillë ishte rasti midis ish federatës socialiste të Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste, ku kufijtë po forcoheshin, në një kohë kur BE-ja tashmë ishte në procesin e hapjes së tyre.

Megjithatë, sot duket se përforcimi i kufijve po shfaqet sërish si një temë e debateve konfliktuale. Dhe kur bëhet fjalë për këto ndërtesa të braktisura të kufirit brenda BE-së, a duhet të ekzistojë një platformë për diskutim, nëse këto ndërtesa mund t’i shërbejnë një funksioni kulturor? Si duhet të përkujtohen ato sot? A duhet të shërbejnë si një kujtim i asaj se çfarë kuptimi kishin në të kaluarën, duke shkuar drejt një të ardhmeje më të hapur?

E kaluara e përbashkët midis shteteve anëtare të BE-së mund të lexohet dhe regjistrohet edhe përmes arkitekturës së strukturave të tilla kufitare. Kjo është arsyeja pse ato do të dokumentohen, fotografohen dhe ekspozohen nëpërmjet një botimi me fotografi, duke e vënë në pikëpyetje potencialin për ta ndryshuar qëllimin e këtyre objekteve sot.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)