



Unë kam qenë i ftuar për të prodhuar për një ekspozitë një video mbi Tajvanin dhe Luftën e Ftohtë. Kështu, nga kurioziteti, ditën tjetër, e pyeta nënën time nëse e dinte se çfarë ishte Lufta e Ftohtë dhe ajo u përgjigj: “Kush ishte ajo?”
Nëna ime, e lindur në vitin 1938, në një rajon malor të varfër në Tajvanin Qendror, mori arsimim të vogël dhe punoi gjithë jetën e saj, para dhe pas martesës me babain tim. Ligji më i gjatë ushtarak i Tajvanit (1949 – 1987) në histori, kishte pak efekt mbi të. E gjithë jeta e saj ishte, thjesht të punonte për të mbijetuar.
Ajo më tha se në atë kohë, në fshatin tonë, nuk kishte energji elektrike, dhe meqë ajo punonte gjithë ditën në fushën e orizit, e përdorte një biçikletë të vjetër deri në qytetin më të afërt për ta mbushur një bateri për energji shtëpiake.
Asaj i janë shlyer kujtimet, sa e sa herë u përplas dhe u zhyt në baltë në errësirë, kur kthehej me një bateri të mbushur dhe me mua në pjesën e pasme të biçikletës. Kjo video e bazuar në intervistë, është përqendruar tek nëna ime. Unë jam intervistuesi dhe nëna ime e intervistuara. Të gjitha pyetjet kanë të bëjnë me jetën e saj prej një vajze rurale, e varfër dhe e paarsimuar, një grua dhe një nënë e pesë fëmijëve që punonte në fushën e orizit të ndezur, më vonë një pastruese shtëpiake, deri në mesin e viteve 2000, dhe kjo ishte më pak se dhjetë vjet më parë.
Pyetjet rreth jetës së saj përputhen me vitet kur ndodhën ngjarjet historike gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo e fundit është bërë me imazhe historike nga Muzeu i Perdes së Hekurt në Hungari dhe Arkivat e Magnum Photo, të ndërthurura me intervistën për nënën time, e cila kurrë nuk kishte dëgjuar për Luftën e Ftohtë.