
Konsumimi i jetës kalon mbi veprën e Jakup Ferrit pa e shkatërruar atë. Hapësira dhe koha mbeten po aq të gjalla sa në një mit bashkëkohor të egërsirës së mirë, ku njeriu në kontekstin e tij origjinal çlirohet nga të këqijat e shoqërisë dhe progresit. Mbledhjet, festat, lojërat dhe miqësitë empatike ndërmjet qënieve imagjinative dhe jo-imagjinative formojnë ikonografitë e zhvilluara në piktura dhe tapiceri nga artisti vendas i Kosovës. Imazhet janë të veçanta për vendin, në harmoni me izolimin e vetë-imponuar të artistit nga ndikimi i Perëndimit, të cilin ai e përdor si qendër ideologjik dhe stilistik.
Pëlhura e punuar për Biennalen, që përshkruan një lojë futbolli, e cila mbetet thjesht një lojë dhe asgjë më shumë, rrëfehet përmes një ndjenje naive, karakteristike për Ferrin dhe për folklorin. Vijat e holla të zeza qëndisin pëlhura ndryshe të ngjyrosur, me pika dhe lustër që i japin një prekje ‘deco’ atmosferës së rrallë. Megjithatë, puna e artistit përfshin më shumë sesa teknikën tradicionale, me videon që gjithashtu përbën një medium të rëndësishëm për veprën e tij. Në fillim të Muscle Memory, Ferri, duke lëvizur midis një rruge me punime në progres dhe makinash të shpejta, kalon me gishta perimetrin e një tabele rrugore të rrumbullakët, me videon që përfundon në një vakt të konsumuar në paqe.
Rrëfimi vazhdon me ndihmën e disa punëtorëve që, brenda strukturave industriale, i tregojnë Ferrit se ku të gjejë formën, rreth reflektimit të rrethit, simbolin e njohur të krijimit. Dhe përmes lojës, sytë e artistit arrijnë të modifikojnë vështrimin e bashkëpunëtorëve që argëtohen, nëse jo magjepsen. E kërkuar, e zbuluar dhe e plotësuar me fokus, forma lidh idenë artistike dhe realitetin në thjeshtësinë e gjestit. Rrethi është i plotë.
Francesca Guidi