Poseduesit e pasaportës së NSK, 2007-2008

Artist: IRWIN

Vendi: Stacioni i autobusëve

“NSK Shteti në kohë” u themelua në fillim të viteve 1990. Menjëherë filluam të lëshonim pasaporta; prodhimi dhe cilësia e tyre i plotësojnë standardet e kërkuara për këtë lloj produkti. Deri më sot, një numër i madh i njerëzve kanë aplikuar dhe i kanë marrë pasaportat tona, duke u bërë qytetarë të NSK-së Shteti në kohë. Pa dyshim, ata e kanë mbajtur nënshtetësinë e tyre kryesore. Shumica e të aplikuarve janë nga skena e artit, domethënë artistë apo njerëz që ndjekin rregullisht ngjarjet e artit. Ky grup i poseduesve të pasaportave NSK vjen kryesisht nga vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës së Veriut dhe janë anëtarë të shtresave relativisht të pasura të shoqërisë. Mund të themi se shumica e shtetasve të Shtetit në kohë NSK vijnë nga e ashtuquajtura Botë e Parë. Arsyet e tyre për marrjen e shtetësisë të NSK-së kanë të bëjnë kryesisht me kuptimin dhe përfshirjen e tyre në artin bashkëkohor.

Megjithëse të shumtë, këta posedues të pasaportave të NSK-së, nuk janë grupi i vetëm i madh shoqëror i qytetarëve të NSK-së Shteti në kohë. Në kohën kur filluam të lëshonim pasaportat e NSK-së, në pjesën tonë të Evropës po formoheshin vende të reja dhe territori i ish Jugosllavisë po vazhdonte të shkatërrohej nga lufta. Ka pasur të interesuar të shumtë për pasaportat tona në këtë fushë, veçanërisht në Sarajevë. Atje, shumica e pasaportave u janë lëshuar personave që kishin të bënin me artin. Sidoqoftë, interesimi i tyre ishte më shumë sesa thjesht artistik.

Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, në atë kohë, shpesh përballeshin me vështirësi kur udhëtonin jashtë vendit. Ekzistojnë tregime rreth rasteve kur një pasaportë e NSK-së është përdorur për ta kaluar një kufi, pasi pasaporta e Bosnjë Hercegovinës kishte dështuar. Pasaportat e NSK-ës shpesh u përdorën si dokumente plotësuese. Gjatë asaj periudhe, interpretimi dhe përdorimi i një pasaporte të NSK-së ndryshonte rrënjësisht për njerëzit nga bota e dytë, nga kuptimi i zakonshëm i saj si një artefakt. Pavarësisht ndërgjegjësimit, se një pasaportë e NSK-së nuk është një zëvendësim për një dokument të mirëfilltë që do të përdoret për kalimin e kufirit shtetëror, në raste të rralla, një numër njerëzish kanë rrezikuar dhe e kanë përdorur atë si zëvendësuese funksionale për pasaportën e vendit të tyre.

Dy grupe, poseduese të pasaportave të NSK-ës, të paraqitura më sipër, kanë lidhje të ngushta me sferën e artit. Edhe pse arsyet e bartësve individualë për të pasur një pasaportë të NSK-së variojnë nga pozicioni dhe statusi i tyre. Por në vitet e fundit, aplikimet kanë filluar të vijnë nga Afrika, më saktë, nga Nigeria. Në fillim vetëm një grusht njerëzish, por më vonë numri i tyre filloi të rritet. Meqë të gjithë ata që aplikuan janë nga i njëjti qytet, supozojmë se informacioni ka kaluar nga personi në person. Shuma që aplikuesit duhet të paguajnë është e vogël, por ndoshta jo e papërfillshme për banorët e të ashtuquajturës Botë e Tretë.

Ne nuk mendojmë se po gabojmë në konkludimin tonë se interesi i aplikuesve nigerianë nuk është i lidhur me artin. Duket më e mundshme që në Botën e Tretë, pasaporta e NSK-ës Shteti në kohë, ka pushuar të jetë thjesht një artefakt, por të bëhet tashmë një dokument i zbatueshëm.
Si mund të hidhet dritë mbi një takim kaq të ngushtë midis dy botëve ekskluzivisht reciproke: komplekse, shumë të sofistikuara, sferës abstrakte të artit bashkëkohor, dhe politikës, kulturës e ekonomisë thellësisht të destabilizuar të Botës së Tretë, ku mbijetesa e zhveshur është shpesh një çështje, dhe prej nga njerëzit vendosin të emigrojnë në masë, për të gjetur një jetë më të mirë? (Me Evropën, destinacioni i lakmuar, mediet për çdo vit raportojnë për fatkeqësitë më të këqija të anijeve dhe numrin gjithnjë e më të madh të viktimave, kur njerëzit filluan kalimet ilegale nëpër rrugë të shtrenjta e të rrezikshme.) Dy botë kaq të largëta, sa që takimi i tyre mund të kuptohet vetëm si pasojë e ditëve moderne teknologjike, sidomos në internet, duke bërë të mundur përhapjen e informacionit, gjë që nuk ishte e mundur më parë. Katër video dokumentare, të bëra gjatë dy viteve të fundit, do të shfaqen në ekspozitë dhe një arkiv i koduar i letrave të shumta të aplikimit për pasaportën e NSK-së.
Poseduesit e pasaportës së NSK-së / filmuar në Londër, 5-7 maj 2007, nga regjisori dhe antropologu vizual Esben Hansen (bashkëpunëtore: Julie Boticello, antropologe) / Materiale të paredaktuara
Poseduesit e pasaportës së NSK-së / filmuar në Sarajevë, 28-29 shtator 2007 / nga regjisori dhe antropologu vizual Esben Hansen / redaktuar nga Irwin dhe Nordcross (Igor Zupe, David Burnik)
Poseduesit e pasaportës së NSK-së / filmuar nga Irwin në Vjenë nga 12-13 dhjetor 2007 dhe nga antropologu vizual Esben Hansen në Berlin, 1-3 qershor 2008 / redaktuar nga Irwin dhe Nordcross (Igor Zupe, David Burnik)
Poseduesit e pasaportës së NSK-së / filmuar dhe edituar në Taipei nga 26-28 gusht, 2008 nga Maggie Liao dhe Po-Ying Chu
Fjalët nga Afrika, IRWIN në bashkëpunim me qytetarët e NSK-së (NSKSTATE.COM) 2007. Ju do të shihni dhe do të dëgjoni se si pikëpamjet për pasaportën e NSK-së kanë ndryshuar që në kohën kur Sarajeva ishte nën rrethim. Ajo që Tajvani dhe NSK-ja kanë të përbashkët, dhe se si tajvanezët e kuptojnë pasaportën e NSK-së, pavarësisht që u pranua si një objekt simbolik, pasi u shit për pesëmbëdhjetë vjet në tregun e Botës së Parë, mbase për shkak të ambivalentes së saj, si një objekt arti, u bë një dokument funksional për Botën e Tretë. Shkurt, ëndrra u bë realitet.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)