






Roboti Lypsar është një robot i privuar materialisht, i ndërtuar tërësisht nga hardueri i vjetër kompjuterik dhe disa pjesë këmbimi që janë marrë pa asnjë kosto. Si një pajisje e teknologjisë së ulët dhe miqësore, ai mbron tri ide kryesore në aktivizmin bashkëkohor. (A) Është një agjenci zëvendësuese e krijuar për një botë, ku të margjinalizuarit: individët dhe familjet e varfra, refugjatët, azilkërkuesit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata të fshehtit nga sytë e publikut, kurrë nuk do të dilnin për të lypur në rrugë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme. Roboti ka qasje në zona që normalisht janë jashtë kufijve të lypsarëve, siç janë qendrat tregtare dhe ngjarjet e komunitetit, e ku më të pasurit e shoqërisë i frekuentojnë më shpesh. Hipoteza është se kjo pjesë e shoqërisë është në gjendje të tregojë vetëm pakënaqësi ndaj të margjinalizuarve, nëse ata komunikojnë nga një distancë e sigurt dhe nëpërmjet një ndërfaqeje teknologjike. Projekti teston dhe shfrytëzon avantazhet e ndërveprimit robotik, duke e sjellë Robotin Lypsar në hapësira e vende të ndryshme publike dhe duke e përshtatur atë në kontekstin dhe në gjuhën lokale, për të lypur në emër të të varfërve.
Projekti njëkohësisht është një eksperiment social dhe një veprimtari bamirësie me humor të lehtë, gjë që ngre vetëdijen publike për privimin e padukshëm nga mjetet e mundshme.
Si një makinë e ndërtuar nga pjesët e kompjuterëve të riciklueshëm, nga gjithnjë e më shumë kopshte mbeturinash elektronike, (B) roboti gjithashtu mban një vetëdije mjedisore për një botë të dominuar nga ideologjia e zhvillimit të pafund. Për më tepër, roboti (C) përkrah konceptet e burimeve të hapura dhe të taktikave ‘bëje vet’, si dhe pasojat e tyre për veprimet e shoqërisë, duke i lejuar njerëzit ta bëjnë lirisht kopjen e tyre të robotit. Secili që është i interesuar për udhëzimet se si të ndërtohet kopja e robotit të tyre, mund të lë kontakt me robotin, ose ta vizitojë faqen e artistit në internet.