Shteti yt nuk ekziston, 2017

Artist: Libia Castro & ólafur ólafsson

Vendi: Stacioni i autobusëve

Shteti yt nuk ekziston – është fushatë vazhduese, e drejtuar nga Libia Castro dhe Ólafur Ólafsson, e nisur në vitin 2003 në Stamboll. Fillimi i saj u shënua me protestat më të mëdha kundër luftës deri më sot, kundër pushtimit të Irakut nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. Që atëherë, projekti udhëton në botë duke përhapur fjalinë “Shteti yt nuk ekziston” në gjuhë të ndryshme, duke ndërhyrë në hapësira publike, brenda dhe jashtë dhe duke përfshirë mediume dhe formate të ndryshme, si në: billborde, postera, reklama audio vizuale, shtesa të gazetave, mbulime revistash, bluza, video, shfaqje muzikore, kanaçe të pijeve, vizatime muri, e mes tjerash edhe në grafite neoni. Shteti yt nuk ekziston, për herë të parë u lansua në ekspozitën e artistëve “20 Minus Minutes”, në Platform Garanti CAC, Stamboll, 2003.

 

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)