Studim për një Monument, 2014

Artist: Stefano Romano

Vendi: Stacioni i autobusëve

Studimi për një Monument ka lindur nga një seri pyetjesh: Si ka ndryshuar sot ideja e monumentit? A është ende e mundur të përfytyrosh monumentin në bazë të një bazamenti dhe një figure mbi të, që komunikon diçka të rëndësishme për pjesën tjetër? Duket se sot ideja e monumentit është më afër një piedestali të zbrazët, para së gjithash, për shkak të vështirësisë për të identifikuar një figurë të denjë, për të mbështetur peshën e të qenit një monument, dhe së dyti, për shkak se vlerat që do t’u transmetohen njerëzve ndryshojnë me të njëjtën shpejtësi me të cilën shoqëria jonë thith të tashmen. Kjo do të thotë, sipas mendimit tim, se monumenti duhet të përfaqësojë vlerat me shpejtësi të njëjtë dhe më pas të lë piedestalin përsëri bosh, ta mirëpresë një person të ri, i cili dëshiron që botës për pak çaste t’ia transmetojë vlerat e veta.

Fotot e performancave, secila përfaqëson një ide të saktë dhe më pas si një tërësi ato përfaqësojnë një lloj studimi të konceptit të monumentit: të formës, të ngjyrave dhe të të gjitha vlerave estetike që janë pjesë e monumentit.

Baza që unë kam zgjedhur është një objekt i përbashkët, një shkallë, për t’i lejuar njerëzit të ngrihen aq sa të jenë të dukshëm për të gjithë dhe pastaj të përqendrohen, të transmetojnë mendimet e tyre në botë dhe së fundi të zbresin përsëri dhe të jenë në mesin e njerëzve që vazhdojnë me jetën e tyre. Shkallët janë objekt lehtësisht të transportueshme prej një vendi në tjetrin dhe potencialisht secili me një mundësi mesazhi për ta ndarë me të tjerët. Mund të qëndrosh mbi to për t’u bërë një monument. Për mua, monumenti është një objekt i përkohshëm dhe social.

Gjatë gjithë javës së parë në Autostradën Biennale kam qëndruar në Prizren për t’i pyetur njerëzit që të marrin pjesë në projekt, për ta performuar idenë e tyre mbi monumentin. Ata duhej ta zgjidhnin temën e performancës, ta performonin dhe ta vendosnin titullin e “skulpturës” së tyre. Në fund të qëndrimit tim, nga shumë performanca të realizuara, nga prizrenasit dhe turistët që rastësisht i takova gjatë shëtitjeve nëpër qytet, i bëra 24 fotografi. Të gjitha fotografitë janë printuar dhe instaluar në stacionin e autobusëve të qytetit.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)