Think Big! , 2017

Artist: OPA

Vendi: Hapësira Publike

“Think Big!” është një monument për llojin e ri të udhëheqësit. Është i vendosur në qendër të Prizrenit, në një vend ku gërshetohen tri nivele të ndryshme kuptimore. Mbetjet arkitekturale si dëshmi e tri periudhave të largëta, kultura dhe ideologjia e mbulojnë njëra-tjetrën, ndërkaq e ndajnë territorin e përbashkët: Gjetjet arkeologjike nga periudha klasike romake (shek II – III); Minarja e asaj që dikur ishte xhamia e Arastës, e ndërtuar në shekullin e XVI dhe e shkatërruar në vitin 1963, me pretekstin e “modernizimit” të Prizrenit; dhe ndërtesat moderne të ndërtuara në vitet 1960 në vend të xhamisë së Arastës.Rastësisht, të gjitha këto bien së bashku në vendin e monumentit më të ri të Prizrenit, të ngritur për nder të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Si një “gur kufiri” që shënon kufirin e tri “territoreve” të përmendura më parë, është vendosur në mbetjet e një monumenti të shpërfillur të heronjve të Luftës së Dytë Botërore, të përbërë nga gjashtë portrete bronzi, të cilat janë zhdukur. Pra, një vend i harruar për një kohë të gjatë, sërish bëhet i këndshëm! Ky imazh i ri e i pabesueshëm – një simbol i së ardhmes, është ngritur për shqyrtim publik dhe për mbledhjen e pëlqimeve digjitale.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)