Ata që u përpoqën t’a rivendosin ylberin në qiell, 2012

Artist: Driant Zeneli

Vendi: Kalaja e Prizrenit

Driant Zeneli (1983) është një artist i ri shqiptar, kërkimi artistik i të cilit fokusohet në ripërcaktimin e koncepteve të dështimit, utopisë dhe ëndrrave, të cilat shihen si pikënisje për mundësi të reja. Këto elemente luajnë një rol qendror në veprat e tij më të fundit, si kinematografike ashtu edhe performuese. Për edicionin e dytë të Autostrada Biennale, Driant Zeneli prezanton një vepër të vitit 2012 të titulluar “Ata që u përpoqën të vendosin ylberin përsëri në qiell”.

Videoja tregon historinë e tre personave dhe një patë në një anije betoni, të cilët rastësisht gjejnë një copë ylberi që ka rënë nga qielli. Në një gjendje humbjeje dhe duke pritur që diçka të ndodhë, ata reflektojnë mbi origjinën e ylberit dhe fatin e tij të ardhshëm.

Ngjarjet mbulojnë të gjithë kohëzgjatjen e një dite, si dhe pamjet aktuale të videos. Prandaj është një “kohë e jetuar” që na lejon të luajmë një rol aktiv në lidhje me tregimin dhe të reflektojmë mbi fundin, gjë që e kthen mendimin në hutimet fillestare.

Giorgia La Mattina

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)