Urgjencë e përmbysur, 2016

Artist: Oliver Ressler

Vendi: Stacioni i autobusëve

Ky film mori formë nga “Vera e Migracionit” e vitit 2015, kur sistemi Shengen u pezullua për disa javë dhe shtetet e pasura evropiane hapën përkohësisht kufijtë për refugjatët nga Siria dhe më gjerë, për botën e zonës së luftës. Por, shpejt u bë e qartë se “kultura e mirëpritjes” e disa shteteve evropiane nuk do të zgjaste shumë. Disa shtete të BE-së iu përgjigjën lëvizjes së refugjatëve me rivendosjen e kufijve; të gjithë u bashkuan në një garë të egër që dukej si destinacioni më pak i dëshirueshëm.

“Urgjenca e kthyer përmbys” ballafaqohet me diskursin cinik dhe çnjerëzor që thërret praninë e refugjatëve në Evropë “urgjentisht”, kur kjo fjalë do të duhej të zbatohej për luftën, terrorin dhe rënien ekonomike që detyroi njerëzit të lëviznin.

Kjo valë e fundit e migracionit është përgjigja racionale e emigrantëve ndaj luftërave të zhvilluara në Azi (në Lindjen e Mesme dhe më gjerë) dhe Afrikë, nga fuqitë perëndimore që dëshirojnë t’i përkrahin ose t’i rrëzojnë qeveritë kukull – t’i vrasin “pranverat arabe” ose t’i komandojnë interesat opurtuniste.

“Urgjenca e kthyer përmbys” është vendosur brenda tensionit që kalon nëpër jetën shoqërore tani: nga njëra anë, potenciali i madh imagjinativ i një bote pa kufij, dhe nga ana tjetër, burgu i vogël i kombësisë dhe i të gjithë kufijve, përfshirë edhe kufijtë e brendshëm dhe shoqëror. Filmi trajton kufijtë që kryejnë funksionin e tyre të përditshëm: menaxhimin, kalibrimin dhe qeverisjen e pasazheve globale të njerëzve; ndarjen dhe “zonimin” në lloje të ndryshme të emigrantëve dhe jo-migrantëve, të cilët varen nga rrjedhja e të ardhurave të shtrydhura nga puna e pafundme. Kufijtë e konfigurojnë botën, duke siguruar një furnizim të njerëzve “të gatshëm” për të bërë çdo lloj pune.

Teksti i narracionit është vendosur në dialog me animacione të vizatuara bardh e zi, ku linjat e mbivendosura formojnë një model abstrakt duke evokuar ndër të tjera kufijtë, rrugët e migrimit, formën e shteteve, linjat e jetës dhe normat e zemrës së njeriut.

Regjisor dhe producent: Oliver Ressler
Narracioni: Oliver Ressler & Matthew Hyland
Animacioni: Studio Orlinder Krinkel
Muzika: Vinzenz Schwab
Falënderime të veçanta: Edit András, Birgit Lurz, Ilona Németh, Wolfgang Schlag, Matthew Hyland, Adnan Popović, Richard Bruzek, Gerald Raunig; and Sandro Mezzadra & Brett Neilson për librin e tyre frymëzues Border as Method, Or, the Multiplication of Labor (2013).
Filmi është autorizuar nga Into the City 2016.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)