Fëmijët e kopshtit Kids Avenue vizitojnë Autostrada Hangar

Hapësira e Autostrada Hangar u mbush me buzëqeshje dhe kureshtje gjatë vizitës së fëmijëve të kopshtit Kids Avenue.

Në një gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre, biseduam për hapësirën, veprat e artit, riciklimin dhe mënyrat se si materialet e përdorura mund të marrin një jetë të re përmes krijimtarisë.

Në takim na u bashkuan edhe Medina dhe Hira nga Pezull. Së bashku, u prezantuam fëmijëve veshjet e krijuara nga materiale të ricikluara, duke u treguar se si një vepër arti mund të shndërrohet dhe të marrë një formë të re.

Si ekip i Autostrada Hangar, jemi të lumtur që çdo ditë e më shumë po mirëpresim vizita nga kopshtet dhe shkollat.

Faleminderit fëmijëve dhe edukatoreve të Kids Avenue për vizitën, buzëqeshjet dhe kureshtjen!

Foto: Erza Bata | Media Team nga Autostrada Hangar

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)