Nisma e Përbashkët për Zhvillimin Socio-Ekonomik dhe Kulturor të Prizrenit

Në një nismë të përbashkët për të promovuar zhvillimin socio–ekonomik dhe kulturor të Prizrenit, sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes Autostrada Biennale, Komunës së Prizrenit dhe Fondacionit Allianz.

Projekti i titulluar "Zhvillimi Socio-Ekonomik përmes Turizmit Kulturor dhe Zgjerimit të Hapësirave Kulturore" ka për qëllim të zhvillojë potencialin e pasur kulturor të Prizrenit duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e infrastrukturës kulturore dhe në promovimin e Prizrenit si destinacion turistik dhe kulturor në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Me dy hapësira kulturore të reja dhe me përfshirjen në listën e 10 ekspozitave më të mira në Evropë, Autostrada Biennale ka dëshmuar vendosjen e Prizrenit në hartën ndërkombëtare të artit bashkekohor. Ky sukses tregon se Prizreni po bëhet një destinacion i rëndësishëm për art bashkëkohor në rajon dhe në botë.

Bashkëpunimet në mes Autostrada Biennale dhe Komunës së Prizrenit janë tregues të zhvillimit të shumë programeve të edukimit dhe promovimit të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e programeve cilësore me impakt në komunitet dhe në promovimin e Prizrenit dhe të turizmit kulturor.

Më tej, mbështetja institucionale e Fondacionit Allianz për Autostrada Biennale ka qenë i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e metutjeshëm të saj. Kjo mbështetje ka mundësuar krijimin e një baze të fortë institucionale dhe ka hapur rrugën për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj u shpreh: "Ky bashkëpunim është një hap i madh përpara për zhvillimin socio-ekonomik dhe kulturor të qytetit tonë. Ne besojmë se përmes këtij projekti do të krijojmë mundësi të reja për të rinjtë dhe do të fuqizojmë pozitën e Prizrenit si një qendër kulturore dhe turistike."

Me këtë rast, bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço, deklaruan: "Jemi të entuziazmuar për këtë bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Fondacionin Allianz. Në vitin ku po e kremtojmë 10 vjetorin e themelimit tonë, ky projekt do të ndikoj tutje në promovimin e kulturës dhe artit, duke krijuar një ndikim pozitiv të qëndrueshëm në komunitetin tonë."

Bashkëpunimi i ngushtë mes Autostrada Biennale, Komunës së Prizrenit dhe Fondacionit Allianz do të kontribuojë në zgjerimin e hapësirave kulturore, zhvillimin e programeve cilësore, rritjen e turizmit kulturor dhe promovimin vazhdueshëm të Prizrenit në arenën ndërkombëtare.

Foto nga: Erza Bata

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)