Nata e RrOK

RrOK shënoi 10 vjetorin e themelimit

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren fundjavën që lamë pas, kremtoi 10 vjetorin e themelimit si organizëm që përfaqëson dhe përkrah organizatat e kulturës dhe komunitetin artistik të Prizrenit.

Në emër të RrOK, ka folur Leutrim Fishekqiu nga Autostrada Biennale, i cili tha se jemi të lumtur që përmes shënimit të 10 vjetorit të funksionimit, të reflektojmë për punën tonë të deritanishme dhe për të treguar synimet për të ardhmen.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Ministri Z. Çeku tha se RrOK është një storie e suksesit në nivel vendi, i cili duhet të vazhdojë të funksionojë si bashkim kulturor në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore. Kryetari Z. Totaj e vlerësoi tejet të rëndësishëm funksionimin e deritanishëm të këtij Rrjeti, dhe u zotua për përkrahje në të gjitha iniciativat për përmirësimin e jetës kulturore në komunën e Prizrenit.

Në këtë natë të paharueshme për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe programi i zgjedhur muzikor Rock n’Roll ku performuan Art Lokaj, Ilir Bajri, Arian Randobrava dhe Ardian Bakalli.

Anëtarët e RrOK Prizren janë organizata të ndryshme të cilat kontribuojne në jetën kulturore në Prizren përmes formave të ndryshme të prodhimit kulturor. Organizatat anetare te RrOK jane: AEK “Katarina Josipi”, Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Lidhja e Prizrenit (AKV Lidhja e Prizrenit), Autostrada Biennale, Durmish Aslano, Dogru Yol, DokuFest, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Legatum, Fondacioni Lumbardhi, Kosovo Foundation for Cultural Heritage without Borders (CHwB), N’GO, Numizmatika, Old timer Club Prizren, Organizata Joqeveritare THY, Active Creative Youth, Shoqëria Kulturo Artistike Malësori, Prizma Medium dhe X40.

Fotografite: Elmedina Arapi dhe Ardi Shishko

Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)