Pesë ekspozita janë tashmë të hapura në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor:
— Historia e Autostrada Biennale
— Water Knows The Way
— Breathing Underwater
— Growing Island
— In the Depth of the Night the Sky Sees the Sun
Kuruar dhe prodhuar nga: Autostrada Biennale
Çfarë mbetet pasi një ekspozitë përfundon? Çfarë gjurmësh lënë veprat e artit? Si mund të vazhdojë arti të formësojë hapësirat, komunitetet dhe jetën e përditshme?
Këtë verë, ju ftojmë të zbuloni një seri ekspozitash që reflektojnë mbi dhjetë vjet të Autostrada Biennale dhe mbi historitë, marrëdhëniet dhe transformimet e shumta që kanë formësuar rrugëtimin tonë.
Të shtrira në Hangar I, Hangar II dhe në hapësirat e jashtme, ekspozitat bashkojnë arkiva, vepra arti, komisione publike, kopshte dhe materiale të ricikluara në mënyrë krijuese (upcycled), duke treguar se si arti bashkëkohor mund të vazhdojë të zhvillohet përtej vetë ekspozitës.
Në qendër të këtij programi qëndron edhe një histori tjetër: transformimi i dy hangarëve të dikurshëm ushtarakë në një qendër të gjallë të artit bashkëkohor, e dedikuar ekspozitave, edukimit, prodhimit artistik, rezidencave për artistë, qëndrueshmërisë dhe komunitetit.
Duke vizituar këto ekspozita, ju jo vetëm që përjetoni artin bashkëkohor, por gjithashtu mbështesni drejtpërdrejt punën e vazhdueshme të Autostrada Hangar dhe kontribuoni në qëndrueshmërinë e një institucioni të pavarur kulturor që vazhdon të rritet, të krijojë dhe t'i shërbejë komunitetit të tij.
Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor, ITP Prizren
E hënë – E premte
Hangar I: 10:00–17:00
Hangar II: 12:00–15:00
Ju lutemi vini re se hyrja në Autostrada Hangar është pa pagesë. Vizitat në ekspozitat në Hangar I dhe Hangar II kërkojnë biletë, ndërsa ekspozitat në hapësirat e jashtme janë falas dhe të qasshme për të gjithë.