Kanalet e Ujit të Lumbardhit

Lumbardhi Water Channels

Nga rrjedha e lumit Lumbardh janë degëzuar katër kanale të ujit, të cilët janë shtrirë në gjithë qytetin. Kanalet kryesore janë degëzuar në përrocka më të vogla duke sjellë ujë në çdo shtëpi të Prizrenit. Ky rrjet kanalesh krijonte një lidhje mes çdo lagje me lagje, kopshte me kopshte, qytetin dhe mjedisin dhe vazhdonte të derdhej në fusha.

Sipas hartave dhe dokumenteve të vjetra kadastrale, në qytet ekzistonin pesë kanale kryesore: kanali Marash, Sozi, Kasim Beu, Kukli-Beu dhe Beg-Zade. Pas gjysmës së dytë të shekullit XX, zhvillimet urbane dhe ekonomike u pasuan nga ndërtimi i sistemit modern të furnizimit me ujë, duke ndërprerë rrjetin natyror të kanaleve të ujit, e përfundimisht duke ndikuar në zhdukjen e tyre graduale. Sot, kanalet e ujit mund të shihen në trajtë të fragmentuar në hapësirat brenda qendrës historike të Prizrenit.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)