Bebëza e Syrit tim është Çerdhja Jote, 2021

Artist: Hera Büyüktaşcıyan

Venue: Nën Shkëmbinjtë e Kalasë Kanalet e Ujit të Lumbardhit

Bebëza e syrit tim është çerdhja jote i ripërshkon mbetjet e lumenjve mendor (ose kujtesën e përbashkët ujore). Ajo i ndjek burimet e humbura dhe arkitekturën e ujit në Prizren, duke u endur në të gjithë qytetin nga lart, përmes një linje imagjinare uji. Cituar nga një mbishkrim arab nën një afresk në Kishën e Zojës Sonë së Ljevis (e njohur në shekullin XV si Cuma Camii), “Bebëza e syrit tim është çerdhja jote” është një varg që e adreson jo vetëm veprimin e gdhendjes dhe ngulitjes së një imazhi pothuajse në zhdukje e sipër në kujtesën e dikujt, por edhe aktin e të parit përtej të padukshmes. Duke e marrë lumin, një element thelbësor që shenjon tokën, vepra përdor aktin e vizatimit për të hartëzuar sërish një shteg imagjinar uji. E përcjellë rrjedhën e paparë të ujërave të hershme, frymëzuar nga degët e lumenjve të Kasem Begut, Kukli Begut, Suzi Begut, Begzades dhe arkitekturës së potokut—kanale lineare që kalojnë përmes një shtëpie në tjetrën, kryesisht kanale të varrosura ose të zhdukura për shkak të këputjeve historike dhe politike dhe transformimit urban, në veçanti pas vërshimeve në qytet në vitin 1957. Vepra e Büyüktaşciyanit është një gjest i thjeshtë, i ngarkuar dhe i bukur i rivizatimit: një rrjet ndërtimi i kaltërt lidh kulme, duke kaluar nëpër lagje në një fije lineare—një vijë virtuale uji, që vizualisht ankoron nga njëra te tjetra. E dukshmja dhe e padukshmja bashkëjetojnë përmes arkeologjisë së kujtesës dhe harrimit, si natyra e ujit që njëkohësisht zbulon dhe fshehet, përderisa rrjedh.

Hera Büyüktaşcıyan (1984) ka lindur dhe jeton në Stamboll.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)