Mulliri i Pintollit

Pintolli Mill

Rruga Vatrat Shqiptare

Mulliri i Shotmanit, i njohur sot gjithashtu si Mulliri i Pintollit, u rindërtua në fillim të vitit 2000 sipas gjurmëve të mullirit të vjetër. Ky mulli paraqet njërin prej mullinjve të paktë që kanë mbijetuar në qytet. Rreth viteve 1950 në Prizren, shtriheshin pesëmbëdhjetë mullinj aktivë pranë lumit.

Sot, mulliri funksionon si një kafene, por në brendi janë ruajtur elementet origjinale të cilët shërbenin për funksionim të tij: gurët për bluarjen e grurit, elementet prej druri për klasifikimin e grurit dhe kanalet prej guri ku rrjedh uji i cili depërton nën ndërtesë dhe vazhdon të derdhet në lumë.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)