Ceylon Island, 2016

Artist: HAVEIT

Venue: Mulliri i Pintollit

HAVEIT është një kolektiv i përbërë nga dy palë motra (dy çifte motrash) të cilat realizojnë performanca publike për ta trajtuar mbipërfaqësimin e burrave në hapësirën publike, për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe për të promovuar ndryshime shoqërore, humor, pohime dhe emancipim. Kolektivi ekziston që nga viti 2011. Së bashku, vajzat vazhdimisht dhe në mënyrë elegante shprehin pakënaqësi duke bërë veprime si larja e sutjenave dhe të brendshmeve në një nga fontanat e Prishtinës ose organizimi i një puthje publike mes dy grave, respektivisht mes katër vajzave të grupit. Në kafenen Mulliri i Pintollit, ato ekspozojnë fotografi, duke reflektuar vizitat e tyre në çajtoret tradicionale të Prizrenit. “Pirja e çajit të zi ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e jetës sonë”, shpjegojnë artistet. “Ne fillojmë të pimë çaj dhe mësojmë si ta bëjmë dhe ta shërbejmë atë që nga fëmijëria. Shërbimi i çajit për prindërit është detyra e çdo vajze. Ndërsa e bëjmë, e shërbejmë dhe e pimë çajin në shtëpitë tona, nuk mund ta bënim këtë rehatshëm në çajtore, pasi ato janë kryesisht të mbushura me burra.” Fotografitë, ku shfaqen katër artistet me veshje shumëngjyrëshe, duke marrë kohën dhe hapësirën e tyre në kafenetë e mbizotëruara nga burrat, kthejnë vështrimin dhe pyesin se si hapësira publike mund të jetë njejtë e përshtatshme edhe për gratë. Ekspozita shoqërohet me një performancë gjatë fundjavës së hapjes.

HAVEIT është një kolektiv me seli në Prishtinë, themeluar në vitin 2011.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)