Stacioni i Karburantit

Gas Station

Rruga Suzi Çelebia

Është një stacion karburanti i zakonshëm si shumë të tjera. Sidoqoftë, është i vendosur në mënyrë piktoreske në qytetin e vjetër të Prizrenit, në afërsi të ndërtesës së Komunës. U hap në mes të viteve 1970, kur shumë punëtorë po largoheshin nga Jugosllavia për të punuar në Evropën Perëndimore. Për punën e Ulf Aminde dhe Manuel Gogos, stacioni i karburantit bëhet një pikë e materializuar e nisjes dhe mbërritjes së diasporës, një vend në hartë që shënon qartësinë dhe infrastrukturën e migrimit, udhëtimit dhe destinacionit.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)