Programi i Hulumtimit Kuratorial të Autostrada Biennale

Edicioni i 6-të i Autostrada Biennale po merr formë përmes vizitave, bisedave dhe hulumtimeve në Prizren dhe në të gjithë Kosovën. I kuruar nga Lucia Pietroiusti, me Danai Giannoglou si Kuratore e Asociuar, edicioni do të zhvillohet nga 11 korriku deri më 11 shtator 2027.

Së bashku me ekipin e Autostrada Biennale, drejtorët themelues Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço kanë mirëpritur disa prej artistëve të përfshirë në vizitat hulumtuese për edicionin e vitit 2027: Mercedes Azpilicueta, Jurga Daubaraitė dhe Jonas Žukauskas, Nicole L’Huillier, Lina Lapelytė, Ana Morina, Driton Selmani, Ela Spalding dhe Rain Wu.

Programi i Hulumtimit Kuratorial u jep kuratorëve dhe artistëve kohë për të eksploruar lokacione të mundshme dhe për t’u lidhur me artistë, krijues, partnerë dhe komunitete lokale. Këto takime sjellin perspektiva të ndryshme në procesin e hulumtimit, duke u mundësuar ideve të zhvillohen përmes dialogut me njerëzit, historitë, materialet dhe praktikat e përditshme të vendeve ku do të zhvillohet edicioni.

Këto fotografi dokumentojnë momente nga një proces i vazhdueshëm zbulimi, dialogu dhe shkëmbimi, i cili po i jep formë edicionit të 6-të të Autostrada Biennale.

Programi i Hulumtimit Kuratorial mbështetet nga Allianz Foundation dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)