Punëtoria Me Fëmijë Në Mitrovicë

Në kuadër të edicionit të katërt të Autostrada Biennale në qendrën kulturore "7 Arte" në Mitrovicë u zhvillua një punëtori e veçantë për fëmijë e cila u përqëndrua në temat e Trashëgimisë Kulturore dhe Barazisë Gjinore. Gjatë kësaj punëtorie, fëmijët u njohën me trashëgiminë kulturore të qytetit të Mitrovicës, me fokus të veçantë në veprën "Monumenti në Lëvizje - Kthimi prapa," vepër e iniciuar nga artisti Alban Muja dhe e prodhuar nga Autostrada Biennale.

Ky monument i titulluar më herët "Barazia, Puna dhe Arsimi," ishte frymëzim për t’i trajtuar pikërisht këto tema. Fëmijët së bashku me mësuesen e kësaj punëtorie Teuta Kelmendi diskutuan mbi rëndësinë e barazisë gjinore, rolin e punës dhe rëndësinë e arsimit.

Punëtoria vazhdoi me prezantimin dhe diskutimin e veprave të artistëve Rena Rädle dhe Vladan Jeremić, të cilat gjithashtu trajtojnë aspektet e trashëgimisë kulturore, barazisë dhe rëndësisë së bashkëekzistencës.

Ne i falenderojmë të gjithë fëmijët për pjesëmarrjen e tyre dhe kuriozitetin e treguar gjatë aktivitetit.

Punëtoria u mbështet nga UNDP

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)