Dita e parë e Slow Grounds iu kushtua kohës së kaluar së bashku, njohjes më të afërt me njëri-tjetrin, ndarjes së përvojave dhe krijimit të hapësirës për reflektim përtej angazhimeve tona të përditshme.
Përmes bisedave, aktiviteteve kolektive dhe momenteve të lojës, pjesëmarrësit u bashkuan për të forcuar lidhjet mes tyre dhe për të përgatitur terrenin për ditët në vazhdim.
Një falënderim i ngrohtë për Mentor Didën për lehtësimin e retreat-it, si dhe për të gjithë ata që sollën energjinë, hapjen dhe praninë e tyre gjatë kësaj dite.
Slow Grounds vazhdon sot me mbjellje kolektive, gatim dhe tregim historish në Autostrada Hangar.