Slow Grounds — Pop-Up Market, Dyqane Konceptuale, Muzikë dhe Mbledhje e Komunitetit

Vizitorët eksploruan produkte, publikime, objekte dhe praktika të pavarura krijuese të prezantuara nga anëtarët e Allianz Foundation Hubs Network, përfshirë Postane, Studio Rizoma, INLAND dhe Recyclart, krahas kontributeve lokale nga Pezull, Filigrani i Prizrenit dhe dizajnerë e artistë nga Kosova, përfshirë Fitore Sylën, Dhe by Granita, Erëmira Belegu Deçanin dhe Arti n’Lesh.

Kjo ditë shënoi gjithashtu prezantimin e dy veprave të ripërpunuara (upcycled) të zhvilluara nga Autostrada Biennale si pjesë e përkushtimit të saj ndaj ripërdorimit, kujdesit dhe qëndrueshmërisë. Breathing Underwater u krijua në bashkëpunim me Pezull përmes transformimit të materialeve nga vepra e Hera Büyüktaşcıyan në forma të reja të veshshme, ndërsa Water Knows the Way lindi përmes ripërpunimit dhe transformimit të materialeve nga vepra e Tamara Grčić.

Duke u dhënë materialeve një jetë përtej ekspozitës, këto projekte pasqyrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Autostrada Biennale për të rimenduar mënyrat se si arti, materialet dhe burimet mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre përmes formave dhe përdorimeve të reja.

Të shoqëruar nga muzika e DJ La Baresha, takimi krijoi hapësirë për shkëmbim, zbulim, bisedë dhe lidhje mes njerëzve.

Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dhe u bënë pjesë e Slow Grounds.

Foto: Elmedina Arapi

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)