Tirana kumton: REVOLUCIONI JEMI NE!

Tiranë, 16 korrik 2019 – Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” mban konferencën e parë për shtyp.

Në një ambient shumë të ngrohtë tek “Reja” në Tiranë, Autostrada Biennale mbajti konferencën e parë për media. Të rrethuar me shumë miq, artistë e gazetarë, bashkëthemeluesit Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Bariş Karamuço dhe kuratori Giacinto Di Pietrantoni prezantuan temën e festivalit “Revolucioni Jemi Ne”.

Nikoqiri, Klod Dedja, përveç që e organizoi këtë konferencë ai dha edhe një motivim kur në mes të fjalëve tha që: “Autostrada Biennale është e Reja. Ky festival i vendosur në Ballkan ka një potencial të madh dhe është një ngjarje shumë e rëndësishme në skenën e artit bashkëkohorë. Arti është i nevojshëm dhe merr më shumë sens kur lind në një vend që nuk ka traditë bashkëkohore. Kosova është shumë me fat që e ka një Biennale të tillë.”

Programi i këtij edicioni, bashkë me të gjitha ngjarjet që do të ndodhin nga data 20 korrik kur edhe do të bëhet hapja solemne, më 21, 22 dhe 23 korrik kur do të jetë konferenca tre ditore ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor e deri me 21 shtator ku çdo ditë do të ketë një aktivitet të veçantë. Aktivitetet e tilla na e bëjnë me dije që jemi në prag të hapjes së edicionit të dytë të Biennales. Para se të jemi këtu kemi punuar intenzivisht dy vite. Në disa vende të Botës e kemi prezantuar librin tonë:

“AUTOSTRADA BIENNALE: THE COMMON BOOK”. Si libri ynë i parë që ishte, sigurisht që ishte kënaqësi e madhe sepse po prezantonim një punë me të cilën jemi krenar të gjithë. Kjo është edhe meritë e Manray Hsu, kuratori i edicionit të parë i cili e solli një freski në organizimet tona të regjionit, dhe punë të cilën po e vazhdojmë dhe po e rrisim duke bashkëpunuar me kënaqësi me Giacinton. Kështu, në këtë edicion kemi sjellur edhe vende të reja në të cilat do të ekspozohen veprat e artistëve shumë të famshëm.

Në Prizren nuk kemi një galeri funksionale, por, në edicionin e parë arritëm që t’i hapim dyert e vjetra të shtëpive emblematike me plotë tradita në Prizren e që brenda tyre të prezantojmë një botë bashkëkohore.

Kuratori Giacinto Di Pietrantoni, kur flet për konceptin “REVOLUCIONI JEMI NE!” vije nga një vepër e Joseph Beuys.

Nga koncepti i tij për këtë edicion, Giacinto Di Pietrantoni ndau me ne këto fjalë: “‘La Rivoluzione Siamo Noi’ më bën të mendoj jo aq shumë për revolucione politike, por ato personale, dhe në rastin e artit, për ato gjuhësore. Arti, edhe kur nuk duket i tillë, është gjithmonë bartës i risive, i hapjes, i ndryshimit dhe mbi të gjitha, i lirisë. Kurrë nuk e kam menduar artin si një fakt estetik apo kënaqësi soditëse, por një shprehje e dendur njerëzore e etikës dhe e estetikës. Por para së gjithash e shoh artin si një shërbim estetik ndaj etikës. Vepra na tregon udhëtimin drejt botës, nëpër botë dhe për botën. Siç na sugjeron “Revolucioni Jemi Ne”, duhet të lëvizim drejt së ardhmes, sepse nuk jemi engjëj të shtyrë nga stuhia e cila vjen nga parajsa, dhe as udhëtarë të palëvizshëm dhe soditës të një deti të mjegullt, metaforë e një të ardhme të pasigurt. Por sikur arti, ne jemi qenie në lëvizje, duke ecur drejt së ardhmës që edhe nëse e pasigurt, duhet gjithmonë ta kërkojmë.”

Janë dy muaj gjithsej të festivalit. Në programin tonë kemi vendosur që çdo të mërkure të kemi vizita grupore, dhe çdo të dielë të organizojmë “Family’s Day”, ku prindërit të cilët i marrin fëmijët me vete do t’i kenë biletat përgjysmë më lirë. Sepse kjo Biennale ka qëllim edukativ dhe brenda kësaj kemi përfshi edhe debate javore me të rinjtë që të reflektohet dhe të nxitet mendimi kritik. Studentët janë pjesë e ekipit që po i realizon shumicën e punëve.

Mirë u takofshim në ditën e hapjes.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)