Hangar 2

Ky hangar është sikur kuti kujtimesh. Përbrenda gjenden shumë shtresa dhe pyetje për gjërat që i kujtojmë, si i kujtojmë ato dhe përse disa imazhe rrojnë, ndërsa disa të tjera zhduken. Si të kujtojmë publikisht, privatisht dhe të dyja njëherësh? Ky hangar është po ashtu trastë veglash për kundërmonumentalitetin, një lloj i përkujtimit në mënyrë kritike dhe antiheroike. Projektet që shfaqen këtu flasin për kujtesën shumëdrejtimëshe si negociim i vazhdueshëm, si akt referencimit dhe huazimit të ndërsjellë në të cilin një kujtim nuk i paraqet kundërshtim apo konkurrencë tjetrit. Brenda atij, vizitorët do të kenë përballë një varg ndërhyrjesh poetike që decentralizojnë të përkujtuarit tradicional dhe që formësojnë një hapësirë publike më ndërseksionale dhe kolektive, përtej këndvështrimeve kombëtare, heroike, apo të tillave me konkurrencë të paqenë.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)