Prizren-Prevallë, 2.5 km
Historia e Hidroelektranës Prizrenasja është e lidhur ngushtë me historinë e elektrifikimit në Kosovë. Ndërtesa ndodhet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një nga hidrocentralet e para të ndërtuara në vend. E ndërtuar në vitin 1929, ndërtesa ka furnizuar qytetin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Furnizimi me energji elektrike ka ndikuar në hapjen e kinemasë së parë në qytet dhe zhvillimin e zanateve të reja të tilla si priza druri, zile dere, dhe transformatorë të vegjël. Hidrocentrali furnizonte institucionet publike, banesat e njerëzve të pasur, mullinjtë dhe njësitë tregtare. Për shkak të mungesës së kapacitetit dhe pajisjeve të vjetëruara, hidrocentrali ndaloi së funksionuari në vitin 1973.
Në vitin 1975, ndërtesa u adaptua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës. Ajo u restaurua dhe u inagurua si muze në vitin 1979. Procesi i adaptimit të një ndërtese industriale në muze përfaqëson një vetëdije të lartë shoqërore për vlerën e të gjitha ndërtesave të trashëgimisë kulturore, jo vetëm të atyre fetare.
Kur Hidroelektrana Prizrenasja u shndërrua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës, një ekspozitë e përhershme u konceptua dhe u krijua pë
Në Prizren është një thënie: “Kur e çon një shkëmb, rrjedh uji”. Ujërat lokalë të qytetit janë të gjithë ujëra të pijshëm.
Plani Mijëvjeçar është një instalacion filmik gjithëpërfshirës. Historia është vendosur në vitet e para të Polonisë së pas Luftës së D