Vizita e Kryeministrit z. Kurti në edicionin e katërt të Autostrada Biennale

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku dhe Ministren e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli dhe pjesëtarët e tjerë nga kabineti vizituan edicionin e katërt të Autostrada Biennale. 

Në këtë vizitë, kryeministri Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar u informuan nga bashkë-themeluesit dhe drejtorë të Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, lidhur me procesin e krijimit të edicionit të katërt të Autostrada Biennale, dhe informata të hollësishme lidhur me ekspozitat dhe instalime të artistëve pjesëmarrës.

Ekspozita e edicionit të katërt të Autostrada Biennale titulluar “Të Gjitha Imazhet Do Të Zhduken Një Ditë” kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu është e hapur deri më 9 shtator, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)