Lule Mosmëharro, 2020-21

Artist: Petrit Halilaj & Alvaro Urbano

Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Lule Mosmëharro është një instalacion lulesh madhështore të krijuara nga pëlhura nën kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ndërtesë kjo arkivore e kujtesës dhe dijes kolektive. Secila lule veçmas në këtë konstelacion—qoftë boshtra, farat e palmës, luleqershija, luleftoi, ose karanfili—ngërthejnë në vetvete një domethënie si për historitë personale, gjithashtu edhe për lidhjën e të dy artistëve me njëri tjetrin. Këto lule gjithashtu shërbejnë si përkufizues të potencialit që kujtesa personale mbartë më vete për ta rishkruar gradualisht kujtesën kolektive. Lulet e prezantuara mishërojnë format e dashurisë, dëshirat seksuale, intimitetin, lidhjet, dhe identitetin, në përgjithësi, e sidomos të atyreve që janë vazhdimisht të lënë, e të lëna anash, apo të shtypur, e të shtypura nga politikat dhe normat regresive të krijuara nga shoqëria.

Lulet ishin ekspozuar në Madrid, Spanjë, shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe si rrjedhojë ua pamundëson kosovarëve hyrjen në këtë shtet. Në Prishtinë, lulet vijnë me një bashkëpunim të vecantë për rastin e edicionit të 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë. Lule Mosmëharro poashtu e mbështetë kampanjën qytetare për të drejta të barabarta në Kosovë, veçanërisht për komunitetin LGBTQI+, fushatë kjo që kërkon nga hartuesit e Kodit të ri Civil të përfshijnë aty të drejtën e martesës. Vepra e fuqizon kampanjën me bukurinë e luleve—tani edhe si imazh i saj zyrtar. Kushtetuta e Kosovës, e krijuar në vitin 2008, e frymëzuar nga vlerat progresive dhe barazitare hap rrugë për martesën dhe mundësinë e adoptimit nga personat e komunitetit LGBTQI+, por kodi civil akoma nuk përputhet me vlerat kushtetuese.

Instalacioni shoqërohet nga zine Kushtetuta, iniciuar nga Halilaj dhe Urbano në 2012 dhe tani boton edicionin e tretë me temën “Kodet”, me kontribut nga disa artistë dhe shkrimtarë.

Petrit Halilaj (1986) u lind në Kosterrc dhe jeton në Prishtinë dhe Berlin.
Alvaro Urbano (1983) u lind në Madrid dhe jeton në Berlin.

Filmi nga hapja

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)