Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Autostrada Biennale Production and Education Space

Ish-Kampi Ushtarak i Kfor-it, Rruga Ukë Bytyçi

Hapësira e Autostrada Biennale është e vendosur në ish-kampin ushtarak të KFOR-it (Forca e Kosovës), e cila tani është shndërruar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren. Lokacioni gjendet pesëmbëdhjetë minuta duke ecur nga veriu i qendrës së qytetit. Shfrytëzimi i këtij lokacioni dhe ripërdorimi me funksione të reja, është pjesë e një procesi të çmilitarizimit, ku hapësirat e mëparshme ushtarake janë shndërruar në punëtori arti e inovacioni. Forcat e armatosura Gjermane kanë filluar të përdorin kampin në vitin 1999. Lokacioni kishte një kapacitet total të akomodimit prej afërsisht 1,600 vende.

Që nga viti 1999, forcat e armatosura gjermane kanë investuar në rindërtimin e kësaj zone. Përmes edukimit, trajnimit në vend dhe hapësirës së prodhimit, Autostrada Biennale synon të zhvillojë modele të reja të zhvillimit kulturor në një përpjekje për të inkurajuar brezat e rinj që të jenë pjesë e proceseve të krijimit të veprave të artit bashkëkohor dhe të angazhohen në mendimin kritik dhe praktik përmes artit. Kjo hapësirë projektuese synon të krijojë bashkjetesë ndërmjet komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku. Kjo qasje dhe metodologji bashkëkohore e krijimtarisë kulturore paraqet hapat e parë drejt krijimit të qendrës së parë të artit bashkëkohor në Prizren.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)