Urgjenca e Vet Humbi në Kthim Mbrapa (Duke Mbetur Gjithmonë me Vonesë) #4

Artist: Flaka Haliti

Venue: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Që nga viti 2017, Flaka Haliti ka qenë duke ndërtuar robotë përtacë, të krijuar nga materiale të gjetura në ish-kampet paqeruajtëse të KFOR-it/NATO-s nëpër Kosovë. Robotët janë ndërtuar nga copëza dhe pjesëza të ricikluara dhe të ripërdorura prej metali, gome, sfungjeri dhe qelqi, duke përdorur kështu artin si një formë çmilitarizimi. Këta robotë ishin ndërtuar anasjelltas në kohë, si një kthim pas, me të fundit duke u konsideruar i pari në kohë. Për Autostrada Biennale, Haliti ka krijuar një robot të katërt, përfundimtar në seri, e megjithatë kronologjikisht i pari nga ato krijesa, duke e risjellur “në shtëpi”, në një ish hangar të KFOR-it gjerman, tani një park i ardhshëm i teknologjisë dhe hapësirë për ekspozita. Prapa vetes, roboti ngre në ajër krahët e tij me pamje digjitale, të përshtatur vizualisht nga pikturat e Renesancës dhe të adaptuara në një hapësirë hibride që definohet nga një rrjet gjeometrik futuristik.

Të katër robotët, duke përfshirë këtë të parin—të fundit, nuk janë çka ata supozohet të jenë—një shtesë produktive në jetën e njerëzve dhe një mobilitet mekanik i efikasitetit, apo shërbyes i ndonjë lloji. Përkundrazi, roboti shtrihet, ëndërron, pret, turbullon të kaluarën dhe të tashmen, sikur ka harruar tërë urgjencën në produktivitetin e vetë. Instalacioni i Halitit dhe një robot horizontal mund të na ndihmojnë që ta ç’identifikojmë dhe ta përçajmë sferën publike, ta hapim atë për më shumë mënyra minoritare, ‘queer’ si ndërpavaresi, të të qenurit dhe të bërit. Frymëzuar nga shkrimet e José Esteban Muñoz, artistja pyet se si do të mund të dukej një e ardhme tjetër, e dekolonizuar dhe më pak e dhunshme, për Kosovën dhe botën në përgjithësi. Ç’ndjesi do të ishte, ç’aromë do të mbante e ç’pamje do të kishte, me robotë të tillë bizarre të çuditshëm duke hapur rrugën?

Flaka Haliti (1982) ka lindur në Prishtinë dhe jeton në Prishtinë dhe Mynih.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)