Ish-Kampi Ushtarak i Kfor-it, Rruga Ukë Bytyçi
Hapësira e Autostrada Biennale Hangar është e vendosur në ish-kampin ushtarak të KFOR-it (Forca e Kosovës), e cila tani është shndërruar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren. Lokacioni gjendet pesëmbëdhjetë minuta duke ecur nga veriu i qendrës së qytetit. Shfrytëzimi i këtij lokacioni dhe ripërdorimi me funksione të reja, është pjesë e një procesi të çmilitarizimit, ku hapësirat e mëparshme ushtarake janë shndërruar në punëtori arti e inovacioni. Forcat e armatosura Gjermane kanë filluar të përdorin kampin në vitin 1999. Lokacioni kishte një kapacitet total të akomodimit prej afërsisht 1,600 vende.
Që nga viti 1999, forcat e armatosura gjermane kanë investuar në rindërtimin e kësaj zone. Përmes edukimit, trajnimit në vend dhe hapësirës së prodhimit, Autostrada Biennale synon të zhvillojë modele të reja të zhvillimit kulturor në një përpjekje për të inkurajuar brezat e rinj që të jenë pjesë e proceseve të krijimit të veprave të artit bashkëkohor dhe të angazhohen në mendimin kritik dhe praktik përmes artit. Kjo hapësirë projektuese synon të krijojë bashkjetesë ndërmjet komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku. Kjo qasje dhe metodologji bashkëkohore e krijimtarisë kulturore paraqet hapat e parë drejt krijimit të qendrës së parë të artit bashkëkohor në Prizren.
Të vepruarit në përpjekje për ta rikonstruktuar jetën kundër makinerive të shfrytëzimit kapitalist është në themel të luftës anti-kolonia
Iramama është një duo kushërinjsh nga Xhakarta, të bashkuar nga i njëjti pasion për muzikën dhe dëshira për të mbledhur pllaka të vjetra v
Që nga viti 2017, Flaka Haliti ka qenë duke ndërtuar robotë përtacë, të krijuar nga materiale të gjetura në ish-kampet paqeruajtëse të KFOR
Iniciuar nga Fernando García-Dory, INLAND është një kolektiv artistik dhe një agjenci bashkëpunimesh nga Spanja, kushtuar prodhimit bujqësor, s
Flija një gatesë e shijshme, e bërë me shtresa të miellit dhe me produkte qumështi, e gatuar ngadalë nën një kapak të nxehtë hekuri të mbu
Vepra e Banu Cennetoğlut është e rrënjosur në rrëshqitje, çarje dhe disonanca, duke thyer narrativat gjithëpërfshirëse të sovranitetit.