Inland: Mal në Mal, 2009 – në vazhdim

Artist: Fernando García-Dory

Venue: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Iniciuar nga Fernando García-Dory, INLAND është një kolektiv artistik dhe një agjenci bashkëpunimesh nga Spanja, kushtuar prodhimit bujqësor, shoqëror dhe kulturor. INLAND bazohet në premisën që ruralja ofron një hapësirë fizike dhe kulturore për gjenerimin e mënyrave të ndryshme të jetës. INLAND formulon mjete kritike dhe i zbaton ato përmes praktikës eksperimentale të pastoralizmit të ri për t’u përballur me një sistem që po shembet në nivele mjedisore, kulturore dhe financiare—duke prekur edhe planetin edhe njeriun. Për bashkëpunimin me Autostrada Biennale, INLAND prezanton hulumtimin e tyre ekzistues mbi kultura të ndryshme malore dhe baritore, dhe fillon hulumtim të ri në bjeshkët e Sharrit, në kufi me Shqipërinë. INLAND ka mbledhur një ekip vendor të hulumtuesve në terren, të udhëhequr nga ekipa e Autostrada Biennale—që analizon hulumtimet e mëparshme dhe materialet arkivore, realizion intervista dhe mbledhë të dhëna. Ushtrimi hartografik kolektiv propozon mënyra të tjera për të parë territorin dhe implikimet gjeopolitike të përdorimit popullor të tokës, prodhimit të ushqimit dhe identitetit në rajon. Metodologjia sugjeron forma solidariteti midis kulturave malore nëpër të gjitha kontinentet dhe ofron lidhje mes pastoralistëve vendorë nëpërmjet Rrjetit Evropian të Barinjve, lehtësuar nga INLAND.

Fernando García-Dory (1978) ka lindur në Madrid dhe jeton në Madrid dhe Mallorca.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)