PUNËTORIA ME FËMIJË NË PRIZREN

Në Autostrada Hangar u zhvillua një punëtori me fëmijë të moshës 8-12 vjeç me fokus në mbrojtjen e mjedisit. Gjatë kësaj punëtorie, fëmijët eksploruan veprën e Agnes Denes “Fushat e Lulediellit” që është e vendosur pranë Autostrada Hangar në ITP. Ata krijuan dhe e vizatuan lulediellin e tyre. Mësuesja e kësaj punëtorie, Teuta Kelmendi, diskutoi me fëmijët rreth veprës së Agnes Denes, duke i informuar ata për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe mënyrat e kujdesit ndaj tij. Në fund të punëtorisë, fëmijëve u dhanë farat e lulediellit, që ata të mund ta mbjellin lulediellin e tyre në sezonin e duhur dhe të kontribojnë në hapësirat e gjelbra.

Luledielli ka kuptime të ndryshme në kultura të ndryshme, por bukuria dhe energjia pozitive që shpërfaqet nga kjo bimë e kanë frymëzuar artisten Agnes Denes të na dërgoj një porosi: “Të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, të ndajmë pasurinë tonë me të tjerët, të drejtohemi drejt diellit dhe të reflektojmë ngrohtësinë e tij tek të gjitha krijesat”.

Pas punëtorisë fëmijët e vizituan veprën “Koha e Lojës” nga kolektivi School of Mutants ku u njoftuan me përmbajtjen e veprës dhe u argëtuan me njëri tjetrin.

Ne i falenderojmë të gjithë fëmijët për pjesëmarrjen e tyre dhe kuriozitetin e treguar gjatë aktivitetit.

Po ashtu e falenderojmë shumë ITP Prizren për partneritetin në këtë vepër.

Punëtoria u mbështet nga UNDP

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)