Punëtoria me UBT-në

Arkitektë, disenjatorë, gazetarë e inxhinierë të rinj të Mekatronikës, të cilët studimet i vijojnë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), i kanë bashkuar forcat dhe njohuritë e tyre për të pasuruar edicionin e parë të Autostradës Biennale dhe të sjellin diçka inovative dhe të paparë në Kosovë nga artdashësit. Nga realizimi i punëve në menaxhimin e hapësirave të artit, tek punët e produksionit, koordinimi, mbulueshmëria mediale dhe përgatitja e skenave, janë disa nga punët në të cilat ndihmuan stafi dhe studentët vullnetarë të UBT-së.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe të publikut dhe që do të mbahet mend si inovacion identifikues i edicionit të parë të Autostradës Biennale, e ka marrë ndërtimi i projektit të artistit, Sasho Sedlaçek, i quajtur “Roboti lypsar”, i ndërtuar nga studentët e Mekatronikës në UBT, Kenan Alija e Kushtrim Ajvazaj dhe nga nxënësi Nart Gashi, gjithmonë duke i ndjekur këshillat e ligjëruesit në UBT, Valmir Hoxha. Ideja për ta ndërtuar këtë robot në Kosovë ishte e kuratorit të edicionit, Manray Hsu dhe e organizatorit, Leutrim Fishekqiu. Projekti “Roboti Lypsar” jo vetëm që impresionoi vizitorët e Autostradës Biennale, por edhe vetë ideatorin e këtij roboti, i cili ishte shprehur se roboti i ndërtuar nga studentët në Kosovë ishte më i avancuar se ai që e kishte ndërtuar në Japoni. “Roboti Lypsar” është një agjenci zëvendësuese e krijuar për një botë, në të cilën të margjinalizuarit, individët dhe familjet e varfra, refugjatët dhe azilkërkuesit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata të fshehtit nga sytë e publikut kurrë nuk do të dalin në rrugë për të lypur, me përjashtim të rrethanave të tmerrshme. Projekti është realizuar me pjesë të vjetra të kompjuterëve që janë gjetur në vende të ndryshme. Në këtë projekt nuk është blerë asnjë pajisje apo pjesë e re.

Për gjallërinë që vullnetarët nga UBT-ja ia dhanë Autostradës Biennale, rektori i këtij institucioni arsimor, prof. dr. Edmond Hajrizi, ishte shprehur se ndihej i lumtur me ndihmën dhe inovacionet që studentët e UBT-së ia dhanë Bienales, një ngjarjeje të tillë artistike të rëndësishme për Kosovën dhe që solli edhe shumë turistë ndërkombëtarë.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)