Një zgjedhje për t’u bërë, një çmim për t’u paguar, 2015

Artist: Sead Kazanxhiu

Vendi: Saraji

Romët asnjëherë nuk e kanë identifikuar veten e tyre me një territor. Edhe pse vijnë nga India, ata kurrë nuk kanë luftuar për të, por kanë luftuar për jetën me jetë. Siç thekson Diana Muir: “Populli rom, si unik mes popujve, nuk e ka traditën e një vendi të lashtë dhe të largët nga e cila kanë emigruar paraardhësit e tyre, dhe as nuk pretendojnë të drejtën e sovranitetit kombëtar në asnjë prej vendeve ku ata banojnë. Identiteti lidhet me idealin e lirisë së shprehur, pjesërisht, për të mos pasur lidhje me atdheun”.

Për shkak të mungesës së konceptit tradicional të tokave, “Romani phuv” – toka e tyre është një “çështje e diskutueshme, që nënkupton çmime të ndryshme që duhen paguar kur duhet të merret vendimi” (Nicolae Gheorghe). “Romani phuv” për shumë romë mbetet ende një ëndërr, pavarësisht ngjarjeve të jetës dhe historisë. Kjo “tokë” është e gjallë dhe vazhdon të jetojë në zemrat e romëve.
Duke sjellë këtë performancë në situatën e sotme, ku romët janë “të vendosur” dhe “të zhvendosur” për arsye politike, ekonomike apo sociale, kjo video performancë është bërë si një nevojë për të hapur një diskutim dhe për të provokuar perceptimin e njerëzve rreth tyre dhe lidhjen e tyre me tokën dhe territorin.
Në këtë performancë unë marr rolin e një kuzhinieri që përgatit një vakt me Shishik (lloj balte që romët e përdorin për të larë veten dhe gratë e përdorin për të ngrënë gjatë shtatzënisë së tyre) dhe burokratin, që përfaqëson personat intelektualë romë, që nëpërmjet punës së tyre, përpjekjeve, negociatave dhe diskutimeve, mund të bëjnë zgjedhje për ta bërë këtë ëndërr të jetojë më gjatë dhe t’i japë fund lojës së vendndodhjes dhe zhvendosjes.

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)