Seria “Poezitë” përbëhet nga video të shkurtra që hetojnë gjeste ose situata minimale, “anësore” në jetën tonë të përditshme dhe që u referohen vendeve dhe kohëve të ndryshme. Videot janë mikrorrëfime të ndërtuara sipas strukturës kompozicionale të poezive japoneze haiku dhe përbëhen nga tri skena – dhe po ashtu si Haiku, përbëhen nga tri vargje – të xhiruara në kohë dhe në vende të ndryshme dhe shpesh të distancuara në kohë e që Romano i vendos përbri njëra-tjetrës sipas ngjashmërive vizuale ose konceptuale dhe ku njëra prej skenave përmbys gjithçka. Videot shoqërohen nga haiku të shkruara nga artisti në një proces transpozimi letrar pas krijimit të imazheve.
Morgan Hoaus