






Që nga vitet e 70-ta, historia e Nil Yalter përbrenda narrativës më të gjerë të artit bashkëkohor të Turqisë ka lëshuar rrënjë përgjatë një mënyre të menduari nomade ndërmjet mediumeve, disiplinave, komuniteteve, kulturave dhe qyteteve. Ajo vazhdimisht vë në pyetje klasën e sunduese, pushtetin dhe autoritetin. Në këtë hapësirë gjen mënyrën për t’u rigërshetuar me rrënjët e saj. Mënyra se si përdor politikat e vendndodhjes—pra vendet dhe hapësirat si kartografi pushteti—ndërton një formë të vetëkritikës, një narrativë kritike gjenealogjike. Vepra e saj shpeshherë ngrihet mbi diturinë e vendvendosur (dituria që informohet nga konteksti historik, kulturor, gjuhësor dhe vleror i personit) nga përvojat personale dhe historitë që lidhen me to. Relacionet e saj të mishëruara të këtyre ndriçojnë dhe transformojnë dijen e shikuesve për vetveten dhe për botën. Fjalori i saj artistik përbëhet nga hulumtimet, poezia, materialiteti, rrëfimtaria dhe abstraksioni. Brenda kësaj kornize të gjerë, figurat dhe historitë e grave paraqiten bashkë me prejardhjen e tyre shumëplanëshe si forca që lidhin të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen. Vepra e shfaqur rrallë I AM (UNË JAM) nga Yalter, e cila del si manifest i identitetit të saj polifonik, është shembull i fuqishëm i mënyrave se si artistja mëton kundërfiksimet e nomadizmit mbi identitetet dhe historitë e kategorizuara. I AM si manifest thekson kujtimet dhe gjuhët e ngulitura në trupat e grave në Ballkanin perëndimor dhe në Mesdheun lindor. Vepra rigjurmon udhët mes Ballkanit perëndimor, Stambollit e Anadollisë dhe shërben si rikujtim për rrëfimet e shumta të parrëfyara të këtyre anëve. E përkthyer në gjuhët e Prizrenit, I AM shfaqet në çaste të ndryshme krahas instalacioneve kryesore në Shtëpinë e Shani Efendiut.
Nil Yalter (1938) ka lindur në Kairo dhe jeton e punon në Paris.
Mbështetur nga SAHA Foundation
Teksti nga Övül Ö. Durmuşoğlu
Foto nga Tuğhan Anıt