
Zhamballa, një lojë e veçantë që luhet lart e posht, është një simbol i festimit të Herdelezit (Shën Gjergjit), në lagjen rome në fshatin Baltez të Fierit. Prejardhja e emrit zhamballa vjen nga gjuha rome zhaf, ose xham, që do të thotë bekim. Gjithashtu zhamba është emri për bretkosa – zëri që bën druri kur të vjen përreth, tingëllon si këngët e bretkosave në verë.