Hapja e Edicionit Të Katërt Të Autostrada Biennale Në Mitrovicë

Jemi shumë krenarë që Mitrovica është qyteti ku ne konkretizojmë vizionin tonë për infrastrukturë të re përmes artit falë "Monumenti në Lëvizje-Kthimi Prapa" i Alban Mujës (2021-23), që instaloj imazhin e fortë të monomentit me trashëgimi zhdukur jugosllave të vitit 1970 në vendin e saj origjinal me madhësi dhe pamje origjinale.

Ky është kontributi i veprës së parë të përhershme të Autostrada Biennale dhe Autostrada Hangar në Kosovë. Dhe ne shpresojmë që shumë vepra të tjera kuptimplota do të pasojnë.

Gjesti solid i Mujës shoqërohet bujarisht nga Rena Rädle dhe Vladan Jeremić "Dhimbja e Simboleve", një kërkim delikat dhe lozonjar mbi trashëgiminë pothuajse të humbur të arkitektit vizionar Bogdan Bogdanović në çatinë e 7Arte, një organizatë e zellshme arti që dëshmon fuqinë dhe domosdoshmërinë e artit në vendet e konfliktit. Monumenti i Minatorëve të Bogdanoviqit shikon në çatinë e 7Arte, duke kërkuar vëmendjen, kujdesin dhe kërkimin që meriton në mjedisin aktual nacionalist të rajonit dhe botës.

Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Hamza dhe Drejtorin e Kulturës znj.Idrizi për mbështetjen dhe angazhimin e tyre. Falenderojmë gjithashtu partnerin tonë në Mitrovicë 7 Arte për bashkëpunimin dhe mikpritjen e madhe.

Foto nga: Tuğhan Anıt

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)