Hapja e Edicionit Të Katërt Të Autostrada Biennale Në Prishtinë

Neve na pëlqen të angazhohemi në hapësira të vështira, me fjalë të tjera me hapësira e kujtime që kanë histori të ngarkuara. Kur punojmë me to, jemi shumë të vetëdijshëm që imazhet mund të zhduken, por këngët, poezitë dhe kujtimet nuk do të zhduken.

Fabrika e tullave është njëra prej këtyre hapësirave, që nuk e ka marr përkujdesjen e duhur gjatë dekadës së fundit. Një ndërtesë prodhimi që prodhoi tulla për të gjithë Jugosllavinë dhe ndaloi së prodhuari në fillim të viteve 2000.

Përmes veprave të Agnes Denes "Fushat e Lulediellit" (2021-në vazhdim) dhe "Kush Flet Nga Pluhuri, Kush Sheh Nga Deltina" nga Hera Büyüktaşcıyan (2023), ne dëshiruam të sjellim një jetë tjetër, një tjetër kërkim dhe respekt për kujtimet përmes aspektit artistik. Të dyja këto vepra kërkojnë jo vetëm për burim të ri të ujit, por gjithashtu për një burim të ri vitaliteti dhe lëvizshmërie për qytetin.

Jemi mirënjohës kryetarit të Prishtinës, Z. Rama, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij. Projektet në Prishtinë u mbështetën nga Komuna e Prishtinës, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNDP dhe shumë partnerë dhe mbështetës të tjerë të këtij edicioni.

Entuziazmi vazhdon ndërsa hapësirat tona ekspozuese mbeten të hapura deri më 9 shtator.

Foto nga: Tuğhan Anıt

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)