Java e pestë e kreativitetit sapo ka nisur!

Grupi i pestë i vogëlushëve kanë filluar aventurën krijuese në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar, ku çdo ditë sjell ide të reja, mësim praktik dhe shumë imagjinatë.

Në ditën e parë, fëmijët realizuan Delfinin, ndërsa në ditën e dytë krijuan Peshqit me Grepin Magnetik, një aktivitet argëtues që ndërthur punën me dru, lojën dhe zhvillimin e kreativitetit.

Gjatë punëtorive, ata mësojnë të përdorin veglat e punës në mënyrë të sigurt, zhvillojnë aftësi të reja dhe shndërrojnë idetë e tyre në krijime unike të punuara me dorë.

Punëtoritë Verore Kreative vazhdojnë edhe në javët në vijim me grupe të reja, tema të ndryshme dhe interesante, duke u ofruar fëmijëve një përvojë edukative përmes artit, krijimtarisë dhe punës me dru.

Foto: Erza Bata – Media Team, Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)